Florentino Perez dhe Jose Mourinho kanë nisur bisedimet për një rikthim të trajnerit portugez te Real Madridi.
Kështu ka shkruar të mërkurën mediumi “Esdiario”.
Sipas raportimit, takimi mes Presidentit të Real Madridit dhe teknikut portugez, është bërë “online” dhe ka zgjatur të paktën një orë.
“Esdiario” ka shkruar se Mourinho nuk e ka refuzuar mundësinë për t’u kthyer te Real Madridi, por as nuk ka thënë “po” përfundimtare.
Tjetër takim pritet të ketë javën e ardhshme.
Mourinho me Real Madridin e ka fituar La Ligan, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës.
63-vjeçari ishte trajner i madrilenëve prej vitit 2010 deri në vitin 2013. Aktualisht e drejton Benfican.



























