Talenti norvegjez Martin Odegaard ende shpreson për të dëshmuar vlerën e tij, pasi u bashkua me Los Blancos si 16-vjeçar.

Kurse ai tani po shkëlqen te Real Sociedad, ku është huazuar nga Los Blancos.

Asnjë lojtar nuk do të dalë në fushë në Santiago Bernabeu të shtunën mbrëma me më shumë ‘ethe’ sesa Martin Odegaard.

Talenti norvegjez, i cili është në huazim nga Real Madrid te Real Sociedad, do të përballet me klubin e tij për herë të parë.

Odegaard mbërriti në Madrid nga Stromsgodset në vitin 2015 i etiketuar si mrekullia e futbollit, pasi bëri debutimin e tij në nivel ndërkombëtar sa ishte 15 vjeç e 253 ditë.