Njoftimi nga ana e Lionel Messit se do të largohet nga Barcelona, ka ngritur dilema se ku do të vazhdojë karrierën futbollisti që i fali gjithçka Barcelonës.
Ai është lidhur me një kalim të mundshëm te Interi në Itali, ku do t’i bashkohej përsëri Ronaldos si kundërshtar.
Po ashtu është diskutuar se ai mund të vazhdojë karrierën edhe në Ligën Angleze, ku ish trajneri i tij te Barcelona, Pep Guardiola menaxhon me Manchester Cityn.
Mirëpo një kalim tek City ishte diskutuar edhe në vitin 2017.
Në atë kohë raportohej se Sheikët e Manchester Cityt kishin bërë ofertë me vlerë prej 286 milionë euro plus 57 milionë euro si bonus i nënshkrimit, por që në fund nuk kishte ndodhur asgjë, sepse oferta ishte refuzuar nga 6 herë futbollisti më i mirë në botë.
“Ju mendoni për të luajtur në liga të tjera, siç është Liga e Anglisë, por kur të vjen koha të vendosësh, është shumë e vështirë të largohesh nga Barlcelona. Unë nuk jam duke shkuar te City”, kishte deklaruar Messi në 2017.
Por, 3 vjet më vonë, një kalim i Messit te Manchester City dhe një bashkim me Kun Agueron dhe Pep Guardiolan mund të jetësohet./VAR Kosova/