Lojtari i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda do të prezantohet sot zyrtarisht nga klubi i Torinos.
Vojvoda, me prejardhje nga Drenica, ka luajtur më herët për disa ekipe përfshirë edhe Standard Liege.
Edhe pse kishte qenë vetëm pesë-vjeçar, Vojvoda kishte përjetuar luftën e Kosovës dhe sikurse shumë familje kosovare për një kohë kishte jetuar në mal.
“Kemi jetuar për disa muaj në mal për t’iu ikur bombardimeve. Kemi udhëtuar me traktorë, të fshehur pas thasëve të miellit. Kemi flejtur nën qiellin e hapur, duke vuajtur nga uria dhe etja”, kishte deklauar ai.
Nga ky sezon, ky do t’u bashkangjitet një mori lojtaresh nga përfaqësuesja e Kosovës dhe Shqipërisë që luajnë në Serie A./VAR Kosova/