Shefi ekzekutiv i gjigantit të Bundesligës është tifoz i flaktë i fituesit të pesëfishtë të Topit të Artë, por pohon se asnjëherë një lëvizje për në Munich nuk u diskutua.

Bayern Munich nuk e ka konsideruar një lëvizje për Cristiano Ronaldon në vitin 2018, pasi që nuk kanë pasur nevojë ta sjellin portugezin duke e pasur Robert Lewandowski tashmë në skuadër, tha Karl-Heinz Rummenigge.

Një kalim i mahnitshëm nga Real Madridi në Juventus nga pesë herë fituesi i Topit të Artë pasi ai kërkoi një sfidë të re. Pas nëntë viteve të rekordeve në Spanjë, Ronaldo vendosi që ti hapë krahët e tij edhe një herë.

Juventusi e fitoi garën për të nënshkruar me të, me 35-vjeçarin i cili do të vazhdonte të shkëlqente në dy sezone ngadhënjyese në Serie A.

Pak skuadra do të mund të ofronin pako të tillë sportive dhe financiare për të tërhequr një marrëveshje të tillë, por gjiganti i Bundesligës, Bayern Munich do të hynte në atë kategori.

Ata, megjithatë janë të famshëm për një qasje të rekrutimit dhe me sulmuesin i cili ka talentin për shënimin e golave, Rummenigge tha se një qasje për Ronaldon nuk u konsiderua kurrë.

Shefi Ekzekutiv i Bayernit i tha Tuttosport: “Ne e kemi pasur, dhe Akoma e kemi Lewandowskin. Nuk na është nevojitur një sulmues si Ronaldo.

“Por Juventus bëri shumë mirë, Andrea Agnelli mori një shpërthyes të jashtëzakonshëm. Ka qenë një blerje e suksesshme nga të gjitha pikëpamjet. CR7 shënoi shumë dhe në lojëra të rëndësishme. Dhe falë imazhit të tij global, ai bëri që Juventus të rritet financiarisht. Emri ndihmon, por cilësia duhet gjithmonë të jetë aty, gjithashtu: Cristiano Ronaldo i ka të gjitha”, tha ai/

Ronaldo nuk po tregon shenja të ngadalësimit, pavarësisht se po i afrohet ditëlindjes së 36, dhe Rummenigge beson se ai mund të mbetet në maje edhe për ca kohë – po si Levandowski, i cili ka prekur rrjetën 55 here në kampanjën 2019-20.

“Ne po flasim për një jashtëtokësor,” shtoi Rummenigge për Ronaldon.

I pyetur se sa mund të vazhdojë Ronaldo, Rummenigge shtoi: “Ai ka akoma dy vite kontratë me Juventusin dhe pres që në të dy sezonet të jetë në krye, pastaj ai do të vendos se çfarë të bëjë. Unë gjithashtu e shoh Lewandowskin në fushë për një kohë të gjatë, për çka nuk po kërkojmë një pasardhës. Nuk është koincidencë që ne kemi investuar në një lloj lojtari tjetër, Leroy Sane”, përfundoi ai./VAR Kosova/