Qendërmbrojtësi anglez, Chris Smalling, do të vazhdojë të vesh fanellën e Romës.
Pas një sezoni të shkëlqyer sa ishte në huazim, ai tash do të jetë lojtar i skuadrës italiane.
Sipas mediave italiane, Manchester United ka pranuar ofertën e Romës dhe mbrojtësi i cili është duke kaluar pushimet verore në Itali, do të mbetet në Serie A.
Roma dhe Manchester United kanë arritur që Smalling të largohet nga Anglia për 17 milionë euro.
Po ashtu në marrëveshje janë përfshirë edhe 3 milionë euro bonuse.
Në 30 paraqitje për Romën, qendërmbrojtësi Smalling ka shënuar 3 gola./VAR Kosova/






























