Mbrojtësi i Manchester United, Harry Maguire ka deklaruar se kishte pasur frikë për jetën e tij kur policia greke e arrestoi atë javën e kaluar.

Futbollisti i kombëtares angleze tha për BBC se policët nuk e kishin identifikuar vetën, e kishin ndalur minibusin dhe e kishin nxjerrë jashtë duke e goditur këmbëve dhe duke i thënë se karriera e tij ka mbaruar.

27-vjeçari tha që ai ishte përpjekur të ikte – me një prangë në dorë – sepse ai nuk e dinte se kush ishin ata persona.

Të martën, Maguire mori  një dënim me kusht prej 21 muaj e 10 ditë burg pas gjykimit të tij në Greqi.

Ai u shpall fajtor për dëmtime trupore, tentim ryshfeti, dhunë ndaj punonjësve publikë dhe fyerje pas arrestimit në Mykonos.

Të mërkurën, ekipi i tij ligjor paraqiti ankesë kundër aktgjykimit. Në përputhje me ligjin grek, apelimi i vendimit e anulon dënimin e Maguire dhe do të ketë një rigjykim të plotë në një gjykatë më të lartë.

Maguire e ka vlerësuar aktgjykimin si të “tmerrshëm” dhe se ai “nuk mund ta besonte fare atë”.

Qendërmbrojtësi, i cili tha se “ndërgjegjja e tij është aq e qartë” dhe mohoi se ka goditur me grusht zyrtarët policor apo që kishte tentuar të jep ryshfet.

“Nuk ndjehem se detyrohem t’i kërkoj falje dikujt. Kërkimfalja bëhet kur e ndjen se ke bërë diçka të gabuar”, tha ai.

“Unë e gjeta veten në një situatë ku mund të ndodhte me këdo dhe kudo”.

“Ata më goditën shumë në këmbë. Unë isha në panik. Kisha frikë, isha i frikësuar për jetën time”./VAR Kosova/