Jorge Messi, ka informuar kampionin e Francës Paris Saint-Germain, se djali i tij Lionel Messi, tashmë ka vendosur për skuadrën e re.

L’Equipe raporton se babai i Messit ka informuar PSG-në se super ylli i Barcelonës, ka vendosur të trasnferohet te Manchester City.

E përditshmja franceze pretendon se drejtori sportive i PSG-së, Leonardo ka kontaktuar me Jorge Messin për t’i shprehur interesimin e francezëve për djalin e tij.

Mirëpo Jorge Messi ia ka bërë të qartë se Messi e ka ndarë mendjen që të transferohet te Manchester City, për t’u bashkuar me Pep Guardiolan.