Klubi kryeqytetas Prishtina, ka nënshkruar me mesfushorin shqiptar, Sabien Lilaj.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi përmes një postimi në Facebook.
“Rrahman Haradini, aksionar i FC Prishtina ka arritur marrëveshje përfundimtare me mesfushorin me përvojë të madhe dhe ndërkombëtare si dhe anëtarin e Kombëtares Shqiptare, Sabien Lilaj. Futbollisti shumë shpejtë do të prezantohet para futbollistëve të ekipit bardhekaltër”, thuhet në njoftim.
Sabien Lilaj ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare me Prishtinë, nga e cila do të përfitojë 250 mijë euro.
Lilaj do të ketë pagë vjetore prej 83 mijë eurove, duke e bërë atë njërin pre 3 futbollistëve më të paguar në Superligë./VAR Kosova/





























