Klubi nga kryeqyteti italian, AS Roma nuk e njeh Kosovën si shtet.

Në një lojë shpërblyese për tifozët e saj, ku ata duhet të regjistrohen për të pasur mundësi të fitojnë një fanellë me nënshkrim të lojtarit të tyre të preferuar, kërkohet edhe informacioni prej nga vjen tifozi që bëhet pjesë e kësaj loje.

VAR Kosova ka gjetur se tifozët e Romës që vijnë nga Kosova, nuk do munden të tregojnë origjinën e tyre për shkak që klubi italian nuk e ka vendosur shtetin e Kosovës në listën e shteteve të tjera.

Nëse kërkoni me shkronjën K, aty iu dalin vetëm Kazakistani, Kenia, Kiribati, Kuvajti dhe Kirgistani, por mungon Kosova.

Numri i tifozëve të AS ROMA në Kosovë ndonëse nuk është aq i madh sa i klubeve të tjera italiane, kjo qasje ndaj shtetësisë së Kosovës nuk do t’i pëlqej tifozëve të saj.

Nuk dihet nëse ka qenë ndonjë gabim teknik ku është harruar të vendoset emri i shtetit të Kosovës apo ka ndonjë prapavijë politike mbrapa kësaj.

Italia është një ndër shtetet e para që ka njohur Pavarësinë e Kosovës në 2018.

Në vitin 1999, legjenda e Romës, Francesco Totti kishte kontribuar për luftën e Kosovës. Ai kishte shitur fanellat e tij dhe të ardhurat i kishte dërguar për krizën humanitare që kishte kapur Kosovës gjatë kohës së luftës.

Këtu mund ta gjeni listën e shteteve që i ka vendosur klubi i Romës./VAR Kosova/