Goli i vonshëm në minutën e 95’ nga portieri Alisson kundër West Brom bëri që Liverpool të mbaj akoma gjallë shpresat për një vend në mesin e katër ekipeve më të mira në Premier League këtë sezonë.

Braziliani 28 vjeçar, u bë portieri i gjashtë që ka shënuar gol në Premier League. Por kush tjetër ka arritur që të shënoj gol në kampionatin anglez?

Peter Schmeichel, 2001

Para se të vendoste dorëzat në gozhdë, Peter Schmeichel kishte mbrojtur portën e Aston Villas.

Edhe pse kishte një dëmtim në kofshë, kjo nuk e kishte ndalur Schmeichel që të vinte gjatë ekzekutimit të një goditje këndi në kohën shtesë në një ndeshje kundër Everton. Schmeichel arrito që më një goditje volley të shënonte një gol të mirë. Kjo e bëri Schmeichel portierin e parë në Premier League që të shënonte gol.

Brad Friedel, 2004 Me ekipin e tij Blackburn duke humbur nga Charlton 2-1, portieri amerikan arriti në zonën e penalltisë dhe të hutoj mbrojtësit kundërshtar. Disi topi arrin tek Friedel dhe ai e devijon topin drejt e në portë duke barazuar rezultatin në minutën e 90.

Paul Robinson, 2007

Ishte një goditje dënimi afër zonës së Robinson kur ai bëri një goditje për të bërë një pasim të gjatë, por topi mori një trajktore të quditshme dhe përfundoi në portën kundërshtare.

Tim Howard, 2012

Çfarëdo që Robinson mund të bëjë, Tim Howard mund të bëj më mirë. Pasi që kishte pranuar një pasim prapa, Howard bën mjë pasim të gjatë i cili me ndihmën e erës përfundon në portën kundërshtare.

Asmir Begoviq, 2013

Para golit të Alisson i fundit nga portierët që kishte shënuar është Asmir Begoviq gjatë kohës kur luante për Stoke City. Goli ishte shënuar kundër Southampton.