Derbi anglez ndërmjet Tottenham dhe Liverpool, i cili përfundoi baras 2:2, përveç golave dhuroi edhe dramë të madhe. Kartonë të kuq e shume momente kontraverse në super sfidën angleze.

Një nga protagonistët e ndeshjes ishte edhe kapiteni i Tottenham, Harry Kane, i cili i shpëtoi kartonit të kuq, ani pse ndërhyrja e tij e ashpër ndaj mbrojtësit Andrew Robertson u rishikua edhe nga sistemi VAR, por gjyqtari kryesor Paul Tierney nuk e ndryshoi mendimin e tij.

Pas ndeshjes, për mikrofonin e “Sky Sports” Kane deklaroi se ai kishte fituar topin dhe se nuk ishte ndërhyrje e rrezikshme.

“Jo, absolutisht jo karton i kuq. Ishte ndërhyrje e fortë, por unë mendova se po fitoja topin”.