Drita ka vuajtur shumë por në fund ka festuar përballë Malishevës pasi ka triumfuar me rezultat 1:2 në një ndeshje ashtu siç është pritur si shumë e vështirë për gjilanasit.

Gjithsesi, të përzgjedhurit e trajnerit Ardian Nuhiu ia kanë dal të marrin tri pikë të plota dhe në këtë mënyrë të vazhdojnë rrugëtimin drejt titullit të kampionit. SImonovski e Fazliu shënuan për Dritën ndërsa Marc-Olivier për Malishevën

Shumë lehtë ka fituar, Ballkani që e ka mposhtur me rezultat 3:0 Ulpianën, derisa Llapi pa telashe e mposhti Feronikelin me rezultat 4:2. Edvin Kuc, Blend Baftiu dhe Mevlan Zeka realizuan për skuadrën e Ilir Dajës.

Llapi në pjesën e parë krijojë një epërsi prej 4:0 por në pjesën e dytë sikur e neglizhuan  lojë n dhe pranuan dy gola për rezultatin 4:2.

Firmonho, Maliqi, Latifi  e Bianor shënuan për Llapin ndërsa Seferi e Kiqina për Feronikelin.