Liga e Kampionëve do të vazhdojë sonte me dy ndeshje tjera interesante.
Kryendeshja e sontme zhvillohet në “Wanda Metropolitano” në Madrid.
Në kryeqytetin spanjoll, Atletico Madridi do të përballet me Manchester Unitedin.
Ndërkaq, në ndeshjen tjetër, Benfica është nikoqire e Ajaxit.
Të dyja ndeshjet në fjalë janë të vlefshme për fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.
Këto ndeshje nisin nga ora 21:00.
























