Sot zhvillohen tri ndeshjet e para të javës së 21-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Me fillim nga ora 13:00, do të zhvillohen tri ndeshjet që janë në program.

Në stadiumin “Zahir Pajaziti”, Llapi e pret Feronikelin, të cilët ndonëse po zhvillojnë ndeshjet me ekip juniorësh, në takimin ndaj Gjilanit arritën të kishin një paraqitje solide.

Sot spikat edhe ndeshja mes Ballkanit dhe Ulpianës, ndërsa, interesant pritet të jetë edhe ndeshja mes Malishevës dhe Dritës.

Orari i ndeshjeve:

Ballkani – Ulpiana 13:00

Llapi – Feronikeli 13:00

Malisheva – Drita 13:00.

Kompania e madhe e basteve, “bet365” ka publikuar tashmë kuotat e këtyre tri ndeshjeve që luhen sot.

Në ndeshjen Ballkani – Ulpiana, vendasit janë favorit absolut me 1.33, barazimi vlen 4.50, kurse fitorja e lipjanasve me 7.00.

Në ndeshjen Llapi – Feronikeli, llapjanët janë favoritë me 1.30, barazimi vlen 5.00, kurse fitorja e mysafirëve me 7.50.

Dhe për fund, në ndeshjen Malisheva – Drita, mysafirët janë favorit me 2.10, barazimi vlen 3.20, kurse fitorja e Malishevës me 3.10.