Teksa konsiderohet e sigurt se Galatasaray do të ndajë rrugët me sulmuesin Bakambu, negociatat kanë nisur për transferimin e një tjetër sulmuesi, transmeton VAR Kosova.

Komisioni teknik i Galatasary, ka miratuar emrin e Vedat Muriqit, njërin nga lojtarët që Okan Buruk e ka ndjekur prej kohësh.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja turke Mynet, teksa shprehet se 29 vjeçari i lindur në Prizren të Kosovës, është i gëzuar me interesimin e Galatasary, teksa është i hapur për mundësinë e rikthimit në Turqi.

Vlera në treg e Vedat Muriqit, i cili e vazhdon karrierën te Majorka, është rreth 15 milionë euro.Bëhet e ditur se verdhekuqtë kanë nisur tashmë negociatat për të ulur këtë shifër.