Qëndrim Zyba është një lojtar i ri i gjigantit polak Legia Varashava, por duhet të pritet deri në zyrtarizimin e tij.
Marrëveshja tanimë mes dy klubeve është arritur, ku kampioni në fuqi i Kosovës do të fitoj 500 mijë euro nga shitja e mesfushorit të talentuar.
Reprezentuesi kosovar do të udhëtoj sot drejt Polonisë ku do t’i kryejë testet mjekësore te Legia, derisa pritet që në orët e ardhshme të zyrtarizohet transferimi i tij.
Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin edhe drejtori sportiv i Ballkanit, Omer Bunjaku.
“Transferimi i Qëndrim Zybës te Legia e Varshavës është i vërtet. Ai sot udhëton atje për teste mjekësore”, ka thënë drejtori sportiv i Ballkanit, Omer Bunjaku, duke mos zbuluar detaje të reja.
22-vjeçari kësisoj largohet nga Ballkani pas një viti e gjysmë të kaluara te kjo skuadër, derisa gjatë kësaj kohe ka shkëlqyer duke fituar edhe një titull të kampionit dhe një Superkupë të Kosovës.






























