Liverpool aktualisht është në vendin e gjashtë në Premier League, 13 pikë prapa Man United që është në vendin e dytë. Një fitore eventuale do t’a vendoste Liverpoolin në vendin e pestë, prandaj kjo ndeshje është mjaftë e rëndësishme për ta.

United janë të pozicionuar mirë në vendin e dytë, katër pikë largë vendit të tretë, Leicester City, por 13 pikë larg liderit Manchester City. Me një fitore, United do t’ia shtynin festën Cityt, por po ashtu do t’a përforconin vendin e dytë. Megjithatë, humbja e United, do t’ia dhuronte qysh në këtë javë titullin Cityt.

Këto janë formacionet e mundshme:

Man United (4-2-3-1): Henderson; Wan-Bissaka, Bailly, Maguire, Telles; McTominay, Fred; Rashford, Fernandes, Pogba; Greenwood.

Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Fabinho, Kabak, Robertson; Thiago, Wijnaldum, Milner; Mane, Firmino, Salah.