Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjen më interesante të mbrëmjes së sotme në Ligën e Kampionëve.

“Gewiss Stadium” në Bergamo është arenë e përballjes së Grupit F në mes Atalantës dhe Manchester Unitedit.

“Djajtë e Kuq” fitorja do t’iu kryente shumë punë për fatin e kualifikimit në fazën “nokaut”.

Por kjo nuk do të jetë aspak e lehtë për ta, ngase triumfin e kërkojnë edhe italianët.

Dy trajnerët kanë bërë publike formacionet bazë, me takimin që fillon nga ora 21:00.

Formacionet zyrtare:

Atalanta: Musso, Maehle, Palomino, Koopmeiners, Freuler, De Roon, Demiral, Ilicic, Zappacosta, Pasaliq, Zapata.

Man United: De Gea, Bailly, Maguire, Pogba, Ronaldo, Rashford, Bruno Fernandes, Varane, Shaw, Wan-Bissaka, McTominay.