Chelsea është i gatshëm të shesë Armando Brojën në merkaton e verës.

Sipas asaj që raporton “MailSport”, londinezët kanë marrë disa oferta nga rivalët e tyre të Premier League, por janë nën shifrën që ata kërkojnë për kartonin e bomberit kuqezi.

Raportohet se Chelsea kërkon afro 60 milionë euro për Brojën, ndërsa Wolves ka ofruar 30 milionë euro për kartonin e sulmuesit shqiptar. Sipas mediumit anglez, nëse nuk do të ketë një shifër pranë 60 milionë eurove, Chelsea do të ishte i gatshëm ta lejonte të largohej edhe me huazim e me te drejtë blerje në fund të sezonit