Vetëm pak javë më parë, tekniku i “Katalanasve”, të Barcelona-s, Xavi Hernandez njoftoi largimin nga klubi spanjoll, në fundin e sezonit aktual, vendim ky që erdhi pas rezultateve katastrofike të “Blaugranave” .

Në të tilla rrethana, në shtypin spanjoll ka nisur aludimet e parë, me 56-vjeçarin, nga Shtutgarti i Gjermanisë, Jurgen Klopp, i cili shihet si tekniku i radhës “Katalanas”, mirëpo në lidhje me emërimin e strategut të Liverpool, në stolin “Katalanas” disa fjalë i ka thënë edhe Drejtori Sporti i kampionëve, në fuqi të Spanjës, Deco, i cili nuk vendosi të tregonte asnjë detaj.

“Klopp është një trajner madhështor, por nuk mendoj se është momenti i duhur për të folur për këtë çështje. Kemi disa alternativa në lidhje me pasardhësin e Xavit. Do të diskutojmë më vonë rreth trajnerit tonë të ri”,- u shpreh portugezi.

Përveç Klopp, i cili duket më pak i arritshëm, një trajner tjetër gjerman duket në horizont për të marrë drejtimin e kampionëve aktual të Spanjës.

Bëhet fjalë për Hansi Flick, i cili së fundmi ishte trajner i Gjermanisë.

Sipas raportimeve të fundit, ish trajneri i Bayernit ka nisur mësimin e gjuhës spanjolle dhe është i gatshëm të marrë drejtimin e Barcelonës.