Sulmuesi Vedat Muriqi ka dëshmuar edhe njëherë se pse vlerësohet lojtari kryesor i Mallorcas. Të dielën mbrëma, Mallorca fitoi 2:1 ndaj Rayo Vallecanos në kuadër të xhiros së 24-t të La Ligas spanjolle. Golin e fitores e shënoi pikërisht sulmuesi kosovar.
Në minutën e 91-të, pas një rivënie nga këndi, Muriqi goditi saktë me kokë për tri pikët e rëndësishme të Mallorcas.
Ai nuk kishte shënuar gol që nga 30 shtatori i vitit të kaluar. Edhe golin e kaluar e kishte ndaj Rayo Vallecanos.






























