Qendërmbrojtësi kosovar Lumbardh Dellova ka luajtur gjatë gjithë ndeshjes te CSKA Sofja që fitoi 2:0 në shtëpi ndaj Dobrudzhalit të dielën.
Ky duel i takoi javës së 27-të të elitës së futbollit bullgar.
Mbrojtësi i Kosovës në minutën e 92-të u ndëshkua me karton të verdhë.
CSKA Sofja zë vendin e katërt me 49 pikë.



























