Sevilla e fitoi për herë të gjashtë titullin e Europa Leagues pasi që mposhti 3 me 2 Interin e Italisë.
Trajneri i Sevillas, Julen Lopetegui sot fitoi titullin e parë në karrierën e tij.
Mirëpo, në Europa League janë trajnerët spanjoll ata që po korrin suksese të mëdha në raport me trajnerët e vendeve të tjera.
Në 6 nga 11 vitet e fundit, janë trajnerët spanjollë ata që po e fitojnë këtë garë.
Që nga 2009/10, Europa League është fituar nga një menaxher Spanjoll në gjashtë nga 11 finalet (Unai Emery x3, Quique Sánchez Flores, Rafael Benítez, Julen Lopetegui)./VAR Kosova/



























