Albion Rrahmani ishte në fushë te Sparta Praga kur tifozët e Slavias pushtuan fushën dhe ndër të tjera sulmuan edhe disa prej lojtarëve të Spartas.

Mediat çeke kanë përmendur lojtarët e sulmuar të Spartës, por jo edhe emrin e Rrahmanit.

Derbi i së shtunës mbrëma u ndërpre pak para fundit. Slavia ishte duke udhëhequr 3:2 dhe me këtë rezultat do ta siguronte titullin. Në minutën e shtatë shtesë, nga dhjetë sa ishin dhënë, tifozët e Slavias hynë në fushë duke mbajtur mjete piroteknike në duar. Pos që sulmuan lojtarët e Spartës, ata edhe hodhën mjetet piroteknike në drejtim të tifozëve kundërshtarë.

Reagimet në Çeki për incidentin e rëndë janë të shumta.

No description available.

Presidenti i Slavia Pragës, Jaroslav Tvrdik ka njoftuar të dielën se klubi ka mbyllur tribunën veriore, ku qëndrojnë tifozët që hynë në fushë. Po ashtu i ka larguar nga ekipi dy lojtarë që u ndëshkuan me kartonë të kuq në ndeshje.

Portieri Jakub Surovçik, mbrojtësi Jakub Martinec dhe sulmuesi Matyash Vojta janë lojtarët e sulmuar të Spartës, shkruan “sport.cz”.

No description available.

“Ajo që ndodhi ishte momenti më i vështirë në historinë moderne të klubit. Një grup i njerëzve, që refuzoj t’i quaj tifozë, vrapuan në fushë, sulmuan lojtarët e Sparta Pragës dhe hodhën mjete të zjarrta në sektorin e tifozëve mysafirë. Ky nuk është futboll. Kjo nuk është Slavia. Është turp që e mbajmë të gjithë”, ka shkruar Tvrdik.

Ai u ka kërkuar falje lojtarëve të sulmuar të Spartës dhe këtij klubi.

Sipas Tvrdikut, tribuna veriore mund të mbetet e mbyllur gjatë gjithë edicionit të ardhshëm. Ka theksuar se nuk do të negociohet siguria e lojtarëve dhe respekti ndaj kundërshtarit.

Video