Brentford bëri një paraqitje madhështore për të regjistruar fitoren e tyre të parë ndaj Chelsea-t që nga viti 1939, duke arritur që nga disavantazhi t’a befasoj skuadrën e Thomas Tuchel me tre gola në 10 minuta në pjesën e dytë përpara se të shënonte të katërtin në fund për të poshtëruar mbajtësit e Ligës së Kampionëve.

Brentford tani ka 33 pikë, 11 më shumë se Watford, i cili është i treti nga fundi, dhe tani me siguri mund të mendojë sërish për futbollin e Premier League sezonin e ardhshëm.

Christian Eriksen po ashtu shënoi golin e tij të parë që nga kthimi i tij nga sulmi kardiak që kishte pësuar gjatë ndeshjes së Danimarkës kundër Finlandës në Euro 2020 (qershor 2021).