Gazetari më i njohur në botën e futbollit, Fabrizio Romano ka “dështuar” me lajmin për transferimin e talentit spanjoll, Gabri Veiga në Napoli, transmeton VAR Kosova.
Romano kishte bërë punë të kryer kalimin e 21 vjeçarit në Napoli me frazën e tij të njohur “Here We Go”, teksa Veiga sot në mengjes ka arritur marrëveshje përfundimtar me klubin arab, Al-Ahli.
Lajmi që talenti 21 vjeçar spanjoll po kalon në Arabi nuk është pritur mirë nga bota e futbollit.
Në lidhje me këtë, ka komentuar edhe legjenda e Real Madridit, Toni Kroos, i cili ka shkruar vetëm “marre”.
























