Manchester City fitoi në finale të Ligës së Kampionëve ndaj Interit të shtunën me rezultatin 1:0.

Për Cityn, përveç trofeut më të çmuar për klube në Evropë, pati edhe fitime të mëdha financiare.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola, për shkak të triumfit në finale do të marrë edhe bonusin prej 20 milionë eurove.

Në total, Manchester City ka fituar 294 milionë funta nga triumfi në Premier Ligë, FA Kup dhe Ligën e Kampionëve.

Interi ndërkohë do të përfitojë të paktën 15 milionë euro, vetëm për shkak të pjesëmarrjes në finale të garës.

Shpërblimi total për edicionin e fundit të “Championsit” ka qenë pak më shumë se 2 miliardë euro.

Edicioni i ardhshëm i Ligës së Kampionëve do të ketë pamje tjetër.

Numri i pjesëmarrësve do të rritet në 36 ekipe. Faza grupore do të zëvendësohet me një sistem të ligës, ka shkruar “Blick” të dielën. Do të ketë më shumë ndeshje dhe më shumë para në përgjithësi.