Pep Guardiola është i vendosur të largohet nga Manchester City pas dy vitesh kur i skadon kontrata. Spanjolli ka vendosur që të largohet në verën e vitit 2025 dhe të përfundojë detyrën e tij pas nëntë vjetësh qëndrimi në Etihad, transmeton VAR Kosova.

Guardiola nënshkroi një kontratë të re në nëntor, një vendim që kishte qenë në dyshim dhe që rrethi i tij i ngushtë nuk ishte i sigurt se do të ndodhte. Kur katalanasi mbërriti te City në verën e vitit 2016, kishte një pritshmëri të madhe që ai të mos e zgjaste qëndrimin e tij përtej kontratës tre-vjeçar që ra dakord atëherë.

Por tashmë pas fitimit të Ligës së Kampionëve, Guardiola nuk pritet të nënshkruaj kontratë të re.