Petkoviq u largua nga Zvicra dhe ka marrë drejtimin e skuadrës elitare franceze, Bordeaux.

Kështu, Përfaqësuesja e Zvicrës ka nisur kërkimet për trajnerin e ri para eliminatoreve për Kupën e Botës.

Mediumi zviceran, “Nau.ch” raporton se Bernard Challandes është në mesin e kandidatëve potencial për drejtimin e Zvicrës.

Strategu që aktualisht drejton Kosovën, raportohet se është në listën e tyre të ngushtë dhe mund të përshëndetet me “Dardanët” qysh në këtë muaj.

Zvicra e kërkon urgjent trajnerin e ri, pasi më 5 shtator do të ketë punë me Kampionin e Evropës, Italinë, në këto kualifikime të Kupës së Botës që mbahet në Katar në vitin 2022.